Raporti i KB: Ndikimi i Covid në turizëm tejkalon 4 trilion dollarë. Nevojitet vaksinimi masiv
Ndikimi ekonomik i kolapsit të turizmit për shkak të pandemisë së koronavirusit vitin e kaluar mund të kalojë 4 trilion dollarë, sipas një raporti nga Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara (UNWTO) dhe Konferenca për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD) të lëshuar sot.
“Turizmi është një litar shpëtimi për miliona njerëz. Promovimi i vaksinimit për të mbrojtur komunitetet dhe për të mbështetur rifillimin e sigurt të turizmit është çelësi për rikuperimin e vendeve të punës,” tha në një deklaratë Sekretari i Përgjithshëm i UNWTO Zurab Pololikashvili. (ANSA)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.