Reuters: Turqia planifikon të pastrojë 13 bilion dollarë kredi me probleme
Plani i Turqisë për të pastruar rreth 13 miliardë dollarë kredi të këqija të energjisë, një nga ‘mbetjet’ më të këqija nga kriza e vitit të kaluar të monedhës, po merr formë edhe pse disa banka po kërkojnë qeverisë që të bjerë dakord me masat mbrojtëse dhe me çmimet më të larta të energjisë elektrike.
Sipas intervistave të kryera me më shumë se një duzinë bankierësh, investitorësh, këshilltarësh dhe drejtuesish kompanish, Ankaraja po punon me huadhënësit për të hartuar një legjislacion që do t’i mbronte ata nga humbjet e mëdha, pasi borxhi hiqet nga librat e tyre, të paketuara në mënyrë të sigurtë në formën e fondeve dhe t’u shitet investitorëve të huaj ndoshta pas nja dy vjetësh.
Risqet janë shumë të larta, pasi Turqia merr hapin e parë në morinë e përpjekjeve që i nevojiten për të dalë nga recesioni dhe për të ndaluar një rënie drastike të lirës turke, duke përfshirë këtu ndreqjen e sektorëve në vështirësi, si dhe sektorët e pasurive të paluajtshme dhe të ndërtimit.
Shpejtësia dhe besueshmëria më të cilën do të ekzekutojë paketën e ndihmës në sektorin energjetik mund të përcaktojë nëse ekonomia më e madhe në Lindjen e Mesme do të stabilizojë dot monedhën e saj dhe ta rikthejë në rritje pjesën tjetër të vitit. Ose nga ana tjetër ajo nuk arrin të fitojë besimin e investitorëve dhe rrezikon një krizë tjetër që do të preki tregje e tjera në zhvillim.
Investitorë të mëdhenj të huaj si Cerberus Capital Management dhe KKR kanë dërguar tashmë zyrtarë në Stamboll me synim blerjen e kredive të shtrenjta në gjendje të vështirë, edhe pse qeveria ende është duke kërkuar bankat turke që të pranojnë planin e saj, sipas disa prej burimeve të kontaktuar nga Reuters.
“Vetëm disa banka kanë pranuar të përfshihen në këtë plan, ndërsa pjesa tjetër refuzojnë përfshirjen në skemë”, tha një bankier i përfshirë në diskutimet e planit.
Një qëllim i menjëhershëm i qeverisë së presidentit Tayyip Erdogan është të lirojë kreditimin. Disa banka turke kanë marrë këtë si një shenjë se plani përfundimtar i ndihmës do të kufizojë humbjet e tyre, ndaj janë në pritje të detajeve të reja.
Kjo qasje e ngadaltë ishte e dukshme në një takim me Goldman Sachs, Deutsche Bank dhe investitorë të tillë si Bain dhe Cerberus në Stamboll ditën e Enjte, gjatë së cilës pjesëmarrësit thanë se bankierët turq nuk ishin në nxitim për të shitur kreditë e tyre me probleme (NPLs).
Qeveria deri më tani ka zbuluar pak për planin e saj përtej një skice të paraqitur muajin e kaluar nga ministri i financave Berat Albajrak, i cili tha se fondet jashtë bilancit do të krijoheshin për kredi energjie të këqija dhe, në mënyrë të ndarë, 4.9 miliardë dollarë do të injektohen në bankat shtetërore.
Fakti që bankat turke ende janë skeptike, është për shkak se ka paqartësi për mënyrën se si kreditë do të parceloheshin, financoheshin dhe mbroheshin ligjërisht, vullneti i qeverisë për të rritur çmimet e energjisë gjatë një fushate përpara 23 qershorit në zgjedhjet e Stambollit si dhe niveli i rrezikut që Ankaraja është e gatshme të marrë mbi pasuritë.
Burimi: Reuters
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.