Rikthehet në modë “dumbphone”! – Arsyet pse përdorimi i tyre po rritet
Në epokën e paisjeve dhe telefonave smart disa njerëz preferojnë të rikthehen tek përdorimi i “dumbphone”. Këto paisje janë të ngjashme me disa nga celularët e parë që dolën në qarkullim në fund të viteve 1990.
Ndryshe nga telefonat smart, dumbphones ,mund të përdoren vetëm për të bërë telefonata apo për të dërguar mesazhe, megjithatë ka disa arsye pse po fillojnë të rikthehen në përdorim.
Së pari janë shumë më pak të kushtueshëm sesa një smartphone, qoftë edhe për faktin se faturat janë më të pakta për shkak se nuk kanë akses në internet.
Ndër të tjera një tjetër arsye është distancimi nga bota virtuale dhe rikthimi tek një jetë më aktive.
Sa i përket shifrave kërkimet në google për këto paisje u rritën me 89% midis vitit 2018 dhe 2021.
Sipas një raporti blerjet e këtyre celularëve pritej të arrinin në një milliard njësi vitin e kaluar,nga 400 milionë në 2019.
Ndërkohë, një studim i vitit 2021 nga grupi i kontabilitetit Deloitte tha se një në 10 përdorues të telefonave celularë në Mbretërinë e Bashkuar kishte një dumbphone. BBC
Vjola Gremi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.