Rimëkëmbet industria italiane, prodhimi dhe shitjet në rritje të theksuar
Porositë industrialë në Itali u regjistruan në rritje për të tretin muaj me radhë gjatë Dhjetorit, tregojnë të dhënat e fundit. Numrat sinjalizojnë një perspektivë më pak të zymtë për ekonominë e tretë më të madhe të rajonit të monedhës së përbashkët.
Instituti i statistikave në vend ka rishikuar në territor pozitiv edhe të dhënat e muajit Nëntor, në 1.7% rritje. Gjatë dhjetorit ndërkohë, rritja fiksohet në 2.8%, në terma mujorë.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë ndërkohë, nuk ka rritje, por një rënie me 0.9%. Pavarësisht kësaj, shifrat mbeten pozitive, duke qenë se sektori, jo vetëm në Itali, por në të gjithë Europën, ka përjetuar një vit mjaft të vështirë gjatë 2016-ës.
Gjithsesi, gjatë të gjithë vitit të kaluar, shitjet industriale regjistrohen në rritje me 9.4%. Kjo e dhënë në Itali ka tendenca të larta luhatshmërie dhe nuk ndodh shpesh që të ketë rritje për tre muaj me radhe. Edhe prodhimi industrial regjistrohet në rritje gjatë Dhjetorit, me 1.4%.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.