Rriten shpenzimet e reklamave online- Ja si po ndryshon industria e tyre
Reklamat në internet do të kërkojnë më shumë se gjysmën e shpenzimeve globale të reklamave, pra rreth 52%. Sipas kompanisë analitike Zenith, kjo kërkesë do të vijë për herë të parë në vitin 2021. Rritja në shpenzimet e reklamave online, ndodh më së shumti tek videot në You Tube dhe mediat sociale, ku shohim dhe një shtim të reklamave së fundmi. Secila prej këtyre kategorive po rritet me gati 20% në vit.
Shërbimet e reklamave janë një fokus në rritje për Amazon, i cili po sfidon gjigandët e internetit, si Facebook.
Reklamimi është një industri masive që mund të arrijë 639 miliardë dollarë në shpenzimet globale këtë vit, vlerëson Zenith, duke u rritur 4.6% më shumë se një vit më parë. Pothuajse gjysma e kësaj rritjeje vjen nga SHBA, e ndjekur nga Kina, Britania e Madhe dhe India.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.