Sa është numri i të varfërve ekstremë në botë?- 10 gjëra që duhet të dini për varfërinë

Sa janë të varfrit në botë? Çfarë nënkuptohet me “varfëri ekstreme”? Dhe mbi të gjitha, a është e pashmangshme varfëria dhe a mund të eliminohet ajo?
Ja 10 kuriozitete që duhet të dini për varfërinë në mbarë botën:
1.Mungesa e ujit të pijshëm
Më shumë se 1 miliard njerëz nuk kanë ujë të pijshëm dhe vlerësohet se 400 milionë prej tyre janë fëmijë.
2.Fëmijët janë më të varfrit
Nga 2.2 miliardë fëmijë në botë, rreth gjysma, 1 miliard jetojnë në varfëri. Sipas UNICEF, 22,000 fëmijë vdesin çdo ditë për shkak të varfërisë.
3. Të pasur dhe të varfër
300 njerëzit më të pasur në botë kanë të njëjtën pasuri si 3 miliardë më të varfrit
4.Analfabetizmi
Në botë të paktën 1 miliard njerëz janë krejtësisht analfabetë, të paaftë madje të shkruajnë emrin e tyre.
5.Uria
870 milionë njerëz vuajnë nga kequshqyerja, nuk kanë ushqim të mjaftueshëm për të ushqyer veten. Nga këto, 852 milionë jetojnë në vendet në zhvillim dhe 16 milionë në vendet e zhvilluara. Megjithatë, prodhimi aktual bujqësor i botës do të ishte i mjaftueshëm për të siguruar çdo qenie njerëzore të gjallë me një dietë të përditshme prej 2720 kalorish.
6. Një zgjidhje e mundshme
Është llogaritur se ofrimi i arsimit bazë, ujit të pijshëm dhe kanalizimeve, shëndetit bazik dhe ushqyerjes së duhur për banorët e vendeve në zhvillim do të kishte një kosto vjetore prej rreth 30 miliardë euro. Disa ekonomistë thonë se investimi në bujqësi është mënyra më efektive për të ulur varfërinë.
7. Varfëria ekstreme
Në varfëri ekziston një formë tjetër e mospasjes, e ashtuquajtura “varfëri ekstreme”, në të cilën ata që jetojnë me më pak se 1.25 dollarë janë 1.4 miliard njerëz në botë (75% prej të cilëve janë gra).
8.Mund të shmanget
Varfëria ekstreme nuk është e pashmangshme. Nga viti 1990 deri më sot, 1 miliard njerëz kanë dalë nga varfëria.
9.Ka shpresa të zhduket
Banka Botërore thotë se është i bindur se varfëria ekstreme duhet të çrrënjoset nga 2030. Megjithatë, sipas disa ekonomistëve strategjia ekonomike për të arritur këtë qëllim ambicioz është disi e paqartë.
10.Rrethi vicioz i varfërisë
Varfëria është një nga shkaqet kryesore të urisë dhe uria redukton nivelin e energjisë dhe shëndetit, duke parandaluar njerëzit që të punojnë dhe të marrin ushqim, është një nga shkaqet kryesore të varfërisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.