Shtrenjtohet avokadoja, parashikimet flasin për rritje globale të vazhdueshme në të ardhmen

Me prejardhje nga Amerika e Meksika, avokado një nga futat më të kërkuara në botë duket se ka patur një rritje të ndjeshme në çmim deh parashikimet tregojnë për një rritje edhe më të madhe në të ardhmen.
Çmimi i avokados qëndron të jetë i lartë pasi prodhuesit kryesor të këtij fruti kanë parë prodhim më të ulët gjatë këtij viti, ndërkohë që popullariteti avokados sa vjen e rritet në mbarë botën.
Nxehtësia dhe thatësira nënkuptojnë se prodhimi i avokados në Australi do të bjerë me 44 % ndërkohë që përmbytjet katastrofike në pjesën jugore të Perusë, ku avokadoja rritet parashikohet gjithashtu një rënie.
Megjithatë, furnizimi në rënie nuk është shkaku i vetëm i rritjes së çmimeve, pasi konsumi i avokados në SHBA është rritur ndjeshëm me 800 mijë ton avokado të importuara nga Meksika në 2015 krahasuar me 10 mijë ton në vitin 2000. Por të mos e harrojmë dhe faktin se kërkesa për këtë frut është gjithnjë e në rritje edhe nga vende të tjera përfshirë këtu dhe Kinën.
Viola Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.