Sot është e Hëna Blu! – Çfarë duhet të dini në lidhje me mashtrimin e ditës më të trishtuar të vitit?!
Edhe këtë vit sikurse çdo vit, historia e vjetër e E hënës Blu po rikthehet në rrjetë sociale, një histori qesharake që ekziston prej më shumë se një dekade, sipas së cilës, një e hënë janari do të ishte dita më e trishtuar e vitit.
Nuk është i nevojshëm një studim shkencor për të kuptuar se janari nuk është zakonisht muaji më i lumtur dhe se rikthimi në punë të hënën shpesh sjell me vete ankthe dhe shqetësime. Por nga këtu për të pohuar se ekziston një bazë matematikore për të vërtetuar se një ditë në veçanti është për këdo, dhe kudo, më e keqja nga të gjitha, është jo logjike dhe e pabazë.
Një tjetër arsye është pikërisht fakti se pas rënies së prenotimeve menjëherë pas festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, duhej gjetur një arsye për të tërhequr njerëzit për të udhëtuar. Trishtimi dhe monotonia duken ndjenja perfekte për të ngjallur në mendjen e klientëve të mundshëm dëshirën për të udhëtuar.
Ka qenë pikërisht kjo një nga arsyet pse u shpik fenomeni i të Hënës Blu nga shumë agjenci turistike dhe jo vetëm. Edhe bizneset e ndryshme të shërbimeve dhe të mirave materiale pas uljes së kërkesës së konsumatorëve post-festave, kërkojnë një arsye apo mënyrë të re për të drejtuar individët drejt blerjeve.
Nuk ka më mirë se trishtimi dhe mërzia për të motivuar dikë të shpenzojë para nëpër dyqane edhe nëse nuk ka nevojë reale për të blerë diçka. Pra nëse sot jeni të mërzitur gjeni një arsye konkrete dhe personale pasi nuk ka asgjë që nuk shkon këtë të Hënë me universin!
E.S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.