Stabilizohen çmimet – Nafta rifiton terren pas kolapsit të djeshëm

Pas një rënie të lirë gjatë sesionit të kaluar, me më shumë se 3%, çmimet e naftës kanë rifituar disi terren gjatë orëve të para të sesionit të sotëm, në rritje me rreth 1%.
Pavarësisht kësaj, ekspertët shprehen se tregu vijon të jetë mjaft i dobët dhe këtë e konfirmoi trajektorja e çmimeve gjatë sesionit të së Mërkurës.
Në çelje të sesionit të sotëm, nafta brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 48.35 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 45.65 dollarëve për fuçi.
Rritja e çmimeve gjatë sesionit të sotëm vjen si pasojë e të dhënave të fundit që flasin për një rritje të ndjeshme të kërkesës për arin e zi në shtetet e bashkuara të Amerikës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.