Stellantis me fabrikë në Serbi – Firma italo-amerikane do të prodhojë makinat e saj elektrike Fiat Panda në vendin ballkanik
Stellantis do të fillojë prodhimin e makinës së saj elektrike Fiat Panda në vitin 2024 në qytetin e Kragujevacit në fabrikën e filialit të saj FCA Serbia. Kompania u krijua vitin e kaluar përmes një bashkimi të firmës italo-amerikane Fiat Chrysler Automobiles dhe grupit francez PSA.
Ministria e Ekonomisë e Serbisë dhe FCA Serbia (Fiat Chrysler Automobiles Srbija) kanë arritur marrëveshje për dhënien e stimujve. Kontrata u nënshkrua nga Ministrja e Ekonomisë Anđelka Atanaskovic dhe Kryeshefi Ekzekutiv i FCA Serbisë dhe Shefja e Zyrës Globale të Korporatave të Stellantis Silvia Vernetti Blina.
Para ceremonisë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç u takua me përfaqësuesit e menaxhimit të Stellantis të udhëhequr nga shefi i Zyrës Ekzekutive Carlos Tavares. Vuçiç tha se Serbia nënshkroi një marrëveshje për financimin e prodhimit të një veture elektrike në Kragujevc. Periudha kalimtare do të zgjasë deri në vitin 2023 dhe prodhimi i një modeli do të fillojë tashmë në vitin 2024, nënvizoi ai dhe zbuloi se do të jetë Fiat Panda.
Kontrata me Stellantis është për një investim prej 190 milionë euro dhe Serbia do të sigurojë 48 milionë euro, tha ai, sipas zyrës së PR të presidentit.
Vuçiç theksoi se çështja kryesore nuk është më sa njerëz do të punësohen, por sa njerëz që mund të vazhdojnë me teknologjitë më të fundit do të ketë në Serbi.
“Informacioni se Stellantis do të ketë pak më pak se 80 ose 100 modele të reja deri në vitin 2030 është gjithashtu shumë i rëndësishëm. Është plotësisht e qartë për ju se çfarë lloj revolucioni po bëhet në tregun e automobilave”, theksoi Vuçiç.
Drejtori i Përgjithshëm i Stellantis, Carlos Tavares tha se kontrata me Serbinë është një lëvizje e qartë dhe konkrete drejt një transformimi të suksesshëm të firmës dhe kalimit në teknologjinë e re.
“Ne do të jemi krenarë kur automjetet elektrike të dalin nga rripi transportues në disa vitet e ardhshme,” tha Tavares.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.