Studimi Covid / Gratë shtatzëna kanë më shumë rrezik për t’u shtruar në spital, i paqartë ndikimi tek fëmijët e palindur

Gratë shtatzëna në spital me koronavirus kanë më pak të ngjarë të shfaqin simptoma por kanë rrezikshmëri më të lartë që të pranohen në një njësi të kujdesit intensiv sesa gratë jo-shtatzënë të moshës së ngjashme, ka zbuluar një studim.
Analiza, e cila përfshiu 77 studime të kryera globalisht dhe u botua në British Medical Journal, studioi 11,432 gra shtatzëna të pranuara në spital dhe të diagnostikuara si të dyshuara ose të konfirmuara Covid-19.
Studimi tregoi se gratë shtatzëna kanë më shumë rrezik për t’u shtruar dhe pranuar në një njësi të kujdesit intensiv (ICU) sesa gratë jo-shtatzënë të moshës së ngjashme. Kjo mund t’i atribuohet pjesërisht kuptimit se sistemi imunitar i nënës shpesh komprometohet për të mbrojtur foshnjën dhe se mushkëritë dhe sistemi kardiovaskular – toka sulmuese e koronavirusit – janë nën tendosje gjatë shtatzënisë.
Por, se si preken gratë shtatzëna dhe fëmijët e tyre të palindur nga Covid-19 është një pyetje e vazhdueshme dhe ende e papërgjigjur.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.