Studimi: Përdorimi i lëvores së karkalecave, një mjet i mirë për nxjerrjen e uraniumit nga oqeani
Për shumë njerëz nuk ka kombinim më të mirë se sa një tas me karkaleca të freskët, pak gjalpë të shkrirë dhe një fetë e trashë limoni. Tani studiuesit kanë gjetur një përdorim tjetër për butakët, përdorimin e lëvores së tyre për të korrur uraniumin nga oqeani.
Zbuluar në vitin 1789 nga kimisti gjerman Martin Klaproth, uranium përdoret sot në termocentralet bërthamore në mbarë botën. Nga Kanadaja në Kazakistan, minierat po e nxjerrin atë në një shkallë të madhe.
Në shtetet e Bashkuara, mendjet e ndritura kanë dalë me një mënyrë të re për ta nxjerrë atë nga oqeani duke përdorur sfungjerë të përbërë nga kitina e cila gjendet në lëvoren e karkalecave, butakëve të tjerë dhe insekteve. Këto mjete janë transparente dhe mund të vendosen nën ujë për të tërhequr uraniumin.
“Ne kemi zbuluar se mund të nxjerrim në mënyrë efektive një polimer të dobishëm që quhet kitinë direkt nga lëvorja e karkalecave dhe ne mund ta modifikojmë këtë në një thithës që do të na lejonte ta merrnim uraniumin direkt nga oqeani”, shprehet Robin Rogers president i 525 Solutions për CNBC.
Rogers shtoi se potenciali i punës që ai dhe ekipi i tij po ndërmerrnin ishte i konsiderueshëm në lidhje me nxjerrjen e uraniumit.
“Sigurisht që oqeani është me të vërtetë i madh, kështu që është i holluar por nuk ka asnjë dyshim se sasia e uraniumit në oqean mund të plotësojë nevojat e njerëzimit për energji bërthamore për shumë gjenerata të ardhshme”.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.