Sulmi i parë fatal i peshkaqenit në 60 vjet – Sydney mbyll të gjitha plazhet!
Disa plazhe në Sidney, duke përfshirë ikonën Bondi dhe Bronte, u mbyllën të enjten pasi një notar u vra nga një sulm peshkaqeni, fataliteti i parë i tillë në plazhet e qytetit në gati 60 vjet. Sinjale paralajmëruese, të cilat përdoren si karrem për peshkaqenët, u vendosën pranë vendit të sulmit së bashku me dronë vëzhgues ndërsa zyrtarët kërkojnë nëse peshkaqeni është ende në zonë.
Një video e shpërndarë në internet tregoi një peshkaqen duke sulmuar një person të mërkurën pasdite në plazhin e Little Bay, rreth 20 km në jug të qytetit më të madh të Australisë dhe pranë hyrjes së Botany Bay. Policia ende nuk ka bërë të ditur identitetin e notarit.
Sulmi vjen disa ditë përpara “Murray Rose Malabar Magic Ocean Swim”, një ngjarje bamirësie vjetore e ndjekur zakonisht nga mijëra notarë në një plazh fqinj. Organizatorët thanë se po monitoronin situatën dhe nëse eventi do të shtyhej, do të mbahej më 6 mars.
Një zëdhënës i Departamentit të Industrive Primare të Uellsit të Ri Jugor tha se biologët e tij të peshkaqenëve besojnë se një peshkaqen i bardhë të paktën 3 metra i gjatë ishte përgjegjës për sulmin. Ky ishte sulmi i parë fatal i peshkaqenit në Sydney që nga viti 1963, treguan të dhënat.
Autoritetet kanë urdhëruar njerëzit të qëndrojnë jashtë ujit në një ditë të nxehtë vere edhe pse temperaturat në vend lëviznin rreth 30 gradë Celsius.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.