Synonin “veprime keqdashëse” ndaj platformave të tij – Meta nis veprime ligjore kundër firmave të mbikëqyrjes

Pronari i Facebook, Meta, thotë se ka ndaluar shtatë kompani survejimi të cilët synonin përdoruesit në platformat e saj.
Një raport i ri nga Meta thotë se rreth 50,000 përdorues do të marrin paralajmërime për “veprimtaritë keqdashëse”.
Ai akuzoi firmat e mbikëqyrjes për veprime si krijimi i llogarive të rreme, miqësimi me objektivat dhe përdorimi i metodave të hakerimit për të mbledhur informacion.
Kompania akuzoi kompanitë se synonin individë duke përfshirë gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut.
Ajo tha në raportin e saj se rreth 1,500 faqe ishin pezulluar nga Meta në Facebook, Instagram dhe WhatsApp pas një hetimi disa mujor.
Kompanitë synonin njerëz në më shumë se 100 vende në emër të klientëve të tyre, tha Meta.
Raporti shton një shqyrtim të mëtejshëm në industrinë e mbikqyrjes, pas akuzave në fillim të këtij viti në lidhje me spyware-in Pegasus që synon mijëra njerëz.
Facebook tashmë është duke ndërmarrë veprime ligjore kundër pronarëve të Pegasus – NSO Group – mbi përhapjen e supozuar të softuerit përmes WhatsApp. Qeveria e SHBA-së e futi në listën e zezë firmën dhe të tjerët muajin e kaluar, duke i akuzuar ata për ofrimin e spyware për qeveritë e huaja për të “shënjestruar me qëllim të keq” individë.
“Industria e mbikëqyrjes është shumë më e madhe se vetëm një kompani dhe është shumë më e madhe se thjesht malware për qira,” tha Nathaniel Gleicher, kreu i politikave të sigurisë për Meta, për raportin e ri.
Ai shtoi se hetuesit kishin gjetur shënjestrim që ishte “pa dallim” duke përfshirë anëtarë të zakonshëm të publikut si dhe figura të profilit të lartë si politikanë dhe avokatë të të drejtave të njeriut.
Ndër firmat e emërtuara nga Meta ishte firma izraelite Black Cube, e cila u bë e njohur pasi u zbulua se Harvey Weinstein i kishte punësuar për të spiunuar gratë që e akuzonin atë për sulme seksuale.
Në një deklaratë për Reuters, Black Cube mohoi se kishte ndërmarrë “phishing ose hakerim” dhe tha se të gjitha aktivitetet e agjentëve të saj ishin “plotësisht në përputhje me ligjet lokale”.
Përdoruesit e prekur nga aktiviteti do të merrnin paralajmërime të automatizuara se ishin ndikuar pa dhënë detaje, thanë zyrtarët e Meta.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.