Takimet e vjeshtës të FMN dhe Bankës Botërore – Diskutohen kriptovalutat, tregtia dhe zhvillimi i qëndrueshëm
Kriptovalutat, tregtia dhe zhvillimi i qëndrueshëm ishin ndër çështjet e diskutuara në takimin vjetor të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Planet e Facebook për të prezantuar kriptovalutën e vetë Libra, u përballën me pengesa të reja këtë javë, kur Grupi i 7 vendeve më të pasura deklaroi se monedha të tilla nuk duhet të dalin në treg deri sa të trajtohet rreziku i madh ndërkombëtar që ato përmbajnë.
Monedha të tilla të qëndrueshme, të quajtura stablecoins, janë valuta dixhitale që mbështeten nga para tradicionale apo aktive të tjera. Ndërkohë që këto prezantohen në tregun botëror, mund të cenojnë sistemin monetar dhe stabilitetin financiar, sipas një raporti të G7 drejt ministrave të financave të mbledhur në Washington për takimet e vjeshtës së FMN dhe Bankës Botërore.
Ndërkohë, shefja e fondit, Kristalina Georgieva përgëzoi përpjekjen për arritjen e një marrëveshjeje tregtare nga Washingtoni dhe Pekini javën e kaluar, por bëri thirrje se dy ekonomitë më të mëdha në botë duhet të bashkëpunojnë për një paqe të gjatë tregtare.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.