Telefoni i karantinës, iPhone SE / Apple prezanton telefonin më të lirë, në 399 dollarë
Apple prezantoi një iPhone më të vogël që kushton 399 dollarë, duke ulur çmimin fillestar për linjën e smartphonit, në përpjekje për të tërhequr konsumatorët e ndërgjegjshëm për buxhetin, ndërkohë që koronavirusi godet ekonominë botërore. Modeli mund të tërheqë gjithashtu më shumë konsumatorë ndaj shërbimeve të Apple, që po gjeneron gjithnjë e më shumë të ardhura. iPhone SE, që do të dalë në treg më 24 Prill, është gjenerata e dytë e një modeli të mëparshëm me buxhet. Telefoni do të jetë 50 dollarë më pak se iPhone më i lirë në treg, që është iPhone 8 në 449 USD.
Modeli SE do të ketë një ekran prej 4.7-inch (12 cm) dhe të njëjtin procesor me telefonin më të fundit të Apple, 11 Pro. SE nuk do të ketë kapacitet 5G dhe sistemin e njohjes së fytyrës të Apple, por do të varet tek sensori i njohjes së shenjave të gishtit. Lajmërimi i kompanisë vjen ndërkohë që SHBA dhe pjesa më e madhe e botës po pëson goditje nga koronavirusi. Çdo iPhone në të shkuarën është shfaqur në një prezantim elegant përballë fansave, por eventet e mëdha publike janë ndaluar në Kaliforni. Telefoni i lirë i Apple reflekton një ngadalësim ekonomik dhe humbje të vendeve të punës nga koronavirusi.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.