Tendenca e lëndëve të para bujqësore / Bie çmimi i eksportit të grurit në Ukrainë, pason rënien në Rusi
Çmimet e eksportit të grurit në Ukrainë kanë humbur rreth 7 dollarë për ton në javën e fundit, për shkak të perspektivës për të korrat këtë vit dhe rënies së çmimit në Rusi. Qeveria ka thënë se kushtet e favorshme të motit do ndihmojnë fermerët që të rrisin të korrat në 75 milionë ton këtë vit, nga 65.5 milionë ton në vitin 2020, me eksportet që priten në 53 milionë ton në sezonin 2021/22. Çmimi i kërkesës për grurin me cilësi të lartë ra në 274 dollarë për ton nga portet e Detit të Zi. Ukraina ka shitur rreth 57 milionë ton drithëra ndaj blerësve të huaj në sezonin 2019-20, por qeveria theksoi se eksportet mund të bien në 45.4 milionë ton në sezonin aktual. Eksportet e drithërave në Ukrainë kanë rënë me rreth 23% në 33.9 milionë ton deri më tani për sezonin, që ka nisur në Korrik 2020 dhe përfundon në Qershor 2021.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.