Tensione tregtare afrohen – Trump vizitë në Japoni
Presidenti i SHBA, Donald Trump mbërriti në Japoni ditën e sotme për një vizitë kryesisht ceremoniale për të treguar lidhjet e forta me Tokion pavarësisht tensioneve tregtare.
Kryeministri japonez Shinzo Abe dhe Trump kanë një marrëdhënie të mirë me njeri-tjetrin, të cilën udhëheqësi japonez ka për qëllim ta theksojë teksa Uashingtoni shqyrton tarifat për eksportet japoneze të makinave që administrata Trump e sheh si një kërcënim potencial të sigurisë kombëtare. Shtetet e Bashkuara janë në mes të një lufte tregtare me Kinën si shenjë proteste të masave të Pekinit ndaj kompanive amerikane dhe tensionet me Japoninë dhe Bashkimin Europian rreth tregtisë po zgjerohen.
Trump dhe Abe do të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme në fundjavë si golfi apo ndeshjet sumo. Ndërsa ditën e hënë, ata do të diskutojnë mbi programet bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut, përveç tregtisë. Një tërmet i fuqisë së mesme goditi Japoninë lindore, duke shkaktuar tronditje në ndërtesat e Tokios, pak orë para mbërritjes së Trump. Epiqendra ishte Chiba Jugore, në juglindje të kryeqytetit.
Burimi:Reuters
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.