Tiparet dalluese të turistëve – Ja çfarë duhet të bëni që të mos ngjani si turistë kur udhëtoni drejt Europës
Nuk është e vështirë të dalloni një turist. Ata ngadalësojnë kur ecin në trotuare, marrin në fotografi gjithçka që iu del përpara dhe shpesh veshin disa rroba tipike të cilat i bëjnë të dallueshëm që nga larg.
Në të vërtetë nuk ka ndonjë dallim të madh midis brezit të ri në vende të ndryshme të botës për më tepër, me internetin në ditët e sotme i cili na afron kaq shumë.
Gjithsesi disa element vazhdojnë të jenë ndryshme dhe kjo vjen për shkak të zakoneve, traditave si dhe vendit ku ata jetojnë.
Gjithsesi më poshtë do të gjeni një udhëzues, që do t’ju ndihmojë të “përziheni” me turmën e të mos dalloheni që jeni turist një kilometër larg.
- Atlete vrapi
Përveç rasteve kur dilni për vrap apo po kryeni një aktivitet sportiv, të gjitha herët e tjera përpiquni të shmangni këto lloj këpucësh. Shumica e evropianëve nuk veshin këpucë atletike e për më tepër këpucë atletike në ngjyrë të bardhë. Kjo do të ishte karta e thirrjes së turistëve amerikanë apo nga vende të tjera të botës.
- Pantallona të shkurtra
Në përgjithësi europianët i shohin pantallonat e shkurtra si veshje për fëmijë, edhe pse kohët e fundit kjo ka filluar të ndryshojë pak, përsëri mbetet në nivele të ulëta. Një palë pantallona të freskëta e të lirshme do të ishin të përshtatshme kur udhëtoni drejt Europës.
- Tutat
Duhet të kuptoni që nuk jeni në orën e fiskulturës por po udhëtoni drejt Europës. Përpiquni të shmangni tutat. Ato duken keq dhe janë mjaft të rënda për të udhëtuar.
- Kapele bejsbolli
Kapelet e bejsbollit janë sinonim i amerikanëve, nëse vendosni një kapele të tillë ndoshta nuk do të dalloheni si turisti nga vendi juaj por do t’ju marrin pa diskutim si një turist amerikan. Nëse nuk doni të identifikoheni që nga larg si turist mos vendosni kapele të tilla.
- Çorape të bardha të gjata dhe sandale
Çorapet e bardha të veshura me sandale identifikohen si tregues për të kuptuar nëse jeni apo jo turist. Europianët i veshin dhe i preferojnë çorapet me sandale por jo ato me ngjyrë të bardhë. Çorapet e bardha janë tregues se ju nuk jeni europian.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.