Tregu i Fruta-Perimeve me shumicë në Shkodër (30 Korrik 2017)

Referuar të dhënave nga tregu me shumicë i Fruta- Perimeve në Shkodër çmimet gjatë kësaj jave variojnë si më poshtë.
Për sa i përket kategorisë së perimeve, produktet si domatja, kastraveci, speci, patëllxhani dhe bishtaja kanë pësuar një rritje të lehtë në çmim, ndërkohë që sallata ka shënuar një rritje konsiderueshme në çmim, plot 80 lekë më shtrenjtë se java e shkuar.
Ndërkohë që pjesa tjetër e produkteve ka pësuar një ulje në çmim ose ka mbetur e pandryshuar.
Për sa i përket kategorisë së frutave ka patur ndryshime të konsiderueshme në çmimin e produkteve. Gjatë kësaj jave çmimi i bajameve dhe fikut shënon plot 100 lekë më shtrenjtë se java e shkuar dhe çmimi i shalqirit plot 50 lekë më lirë.
Më poshtë do të shihni se si kanë variuar çmimet e të gjitha produkteve bujqësore të tregut me shumicë në Shkodër gjatë kësaj jave.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.