Tregu i Fruta-Perimeve në Shkodër (21 Korrik, 2017)

Referuar të dhënave nga tregu me shumicë i Fruta-Perimeve në Shkodër, çmimet e pjesës më të madhe të produkteve kanë mbetur të pandryshuara në krahasim javën e shkuar.
Për sa i përket kategorisë së perimeve të vetmet produkte që kanë pësuar një rritje në çmim janë lulelakra, hudhra e njomë dhe patatja.
Ndërkohë që produktet e tjera kanë qëndruar konstante ose me një ulje të lehta në çmim.
Ndërkohë në kategorinë e frutave, vetëm tre produkte kanë shënuar rritje në çmim të tilla si molla e kuqe, kumbulla dhe rrushi dhe pjesa tjetër e produkteve ka mbetur e pandryshuar.
Për më tepër informacion kliko këtu
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.