Turqi – Parlamenti miraton buxhetin e vitit 2018
Parlamenti i Turqisë ka miratuar buxhetin për vitin 2018, i cili përfshin shpenzime më të mëdha në mbrojtje dhe projekton një rritje të deficitit fiskal në 65.9 miliardë lira.
Buxheti i 2018, i miratuar nga parlamenti të premten vonë, paraqet ndryshime në rregulloret tatimore, siç janë rritjet e taksave për kompanitë dhe automjetet, për të ndihmuar në pagesën për rritjen e sigurisë.
Në 2017, buxheti i Turqisë pritet të tregojë një deficit prej 61.7 miliardë lira, më shumë se dyfishi i deficitit buxhetor të 2016, rreth 30 miliardë lira.
Buxheti i vitit 2018 i Turqisë gjithashtu parashikon të ardhura tatimore prej 599.4 miliardë lira dhe një suficit primar prej 5.8 miliardë lira.
Gjatë dy viteve të fundit, deficiti i llogarisë rrjedhëse të Turqisë është zgjeruar për shkak të rritjes së stimujve qeveritarë për të rritur ekonominë dhe shpenzimet e mbrojtjes. Deficiti buxhetor i vitit të ardhshëm për raportin e bruto prodhimit vendas pritet të jetë 1.9 për qind.
Qeveria tha se shpenzimet shtesë të mbrojtjes nevojiten urgjentisht për të modernizuar ushtrinë, e dyta më e madhe në Aleancën e NATO-s dhe për të përmbushur kostot e operacioneve të sigurisë vendase dhe të huaja.
Ekonomia e Turqisë është ringjallur nga një rënie që pasoi një grusht shteti të tentuar vitin e kaluar, ndihmuar nga një sërë masash nxitëse qeveritare. PBB-ja u rrit 11.1 për qind nga viti në vit në tremujorin e tretë, zgjerimi i tij më i shpejtë në gjashtë vjet, sipas të dhënave zyrtare.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.