Ulen temperaturat- çfarë po ndodh në Antarktidë?

Në Antarktidë është vendosur një rekord i përgjithshëm i dimrit në hemisferën jugore, ku temperatura e regjistruar arriti në -98° C.
Në vitin 2013, shkencëtarët njoftuan se kishin zbuluar pllajë lindore në Antarktik, temperatura e së cilës arrinte në -93°C. Kjo ishte temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë në planetin tonë. Tani, nga një përmbledhje e të dhënave meteorologjike në rajon, studiuesit zbuluan se temperaturat në pika të ndryshme ranë akoma më shumë madje arritën deri në -98°C. Analiza e të dhënave është botuar në Letrat Kërkimore Gjeofizike.
Cilat janë kushtet që i lejojnë këto temperatura ?
Studimi i të dhënave të motit dhe satelitit të studimit të parë, bëri të mundur identifikimin e disa zonave të Antarktidës ku temperatura ra. Kur ajri është i thatë, nxehtësia e vogël e bllokuar në avujt e ujit të atmosferës shpërndahet, duke e bërë sipërfaqen edhe më të ftohtë. Instrumentet matin një rekord tjetër negativ por është e vështirë të thuhet nëse temperatura mund të ulet më shumë. Për të ndodhur kjo, duhet që të njëjtat kushte të vazhdojnë për disa javë, gjë për të cilën shkencëtarët besojnë se nuk ka gjasa.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.