Vaksina e Pfizer kundër variantit indian / Sahin: Testet tregojnë se është 75% efektive. Priten më shumë të dhëna

Shefi ekzekutiv i BioNTech, Ugur Sahin, tha se vaksina e Covid-19 e zhvilluar me Pfizer, pritet të jetë 70-75% efektive në mbrojtjen kundër infeksionit të shkaktuar nga varianti i koronvirusi i zbuluar fillimisht në Indi. Ai tha se testimet këtë javë janë përqendruar tek varianti indian.
Varianti i Covid i njohur si B.1.617, pasi është identifikuar në Indi, ka bërë kërdinë tek vendi dhe është përhapur në të paktën 26 shtete, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Zyrtarët e organizatës bënë të ditur se vaksinat në Europë, përfshirë ajo e Pfizer me BioNTech, duket se mbrojnë kundër varianteve në qarkullim që janë shqetësues. Sahin po fliste me ministrin turk të Shëndetësisë, Fahrettin Koca, i cili tha se vendi ka regjistruar më pak se 10,000 raste ditore me koronavirus, për të parën herë që prej datës 1 Mars. Turqia, që për një periudhë të shkurtër ishte vendi me numrin e dytë më të madh të infeksioneve në botë, po përdor vaksinën e Pfizer me BioNTech dhe vaksinën kineze të Sinovac.
Një zëdhënëse e BioNTech tha se testimet në laborator tregojnë se kur gjaku i një të vaksinuari ekspozohet me variantin indian, 25-40% më pak antitrupa kapen tek virusi, krahasuar me variantin origjinal. Kjo sugjeron një mbrojtjte nga varianti, qoftë simptomatik apo jo, në 70-75%.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.