Varianti Indian, përballë vaksinës, Sahin: Vaksina me Pfizer vazhdon të mbrojë ndaj “mutantit të 2-fishtë”
Ekzekutivi i BioNTech, Ugur Sahin tha se ka besim që vaksina e Covid-19 në bashkëpunim me Pfizer është efektive kundër variantit të koronavirusit të identifikuar në Indi. Varianti, i njohur si B.1.617, përmban 2 mutacione thelbësore që janë zbuluar veçmas në variante të tjera. Varianti, që njihet ndryshe si “mutacioni i dyfisht”, është zbuluar për herë të parë në Indi, ku mendohet se është faktori i rritjes së madhe të rasteve atje.
Sahin tha se kompania gjermane ka testuar vaksinën me 2 doza, që nuk është aktualishte disponueshme në indi, kundër “mutantëve të dyfishtë”. Ai tha se bazuar tek rezultatet, ka siguri që vaksina vazhdon të mbrojë. “Në po vlerësojmë ende të dhëna, por testimet e mëparshme tek variante të ngjashme me mutacion të dyfishtë, kanë neutralizuar virusin”- tha Ugur Sahin. Studimet kanë treguar se vaksina e Pfizer dhe BioNTech është mbrojtëse edhe ndaj varianteve të tjera, pëfshirë B.1.526 në Neë York dhe B.1.1.7 në Britani.
Studimi i Izraelit theksoi se varianti B.1.352 i zbuluar në Afrikën e Jugut i shpëtonte një pjesë të mbrojtjes nga vaksina e Pfizer, por që efektshmëria vazhdonte të ishte e lartë. Megjithatë, pavarësisht efektshmerisë, Sahin tha se njerëzit me shumë mundësi do kenë nevojë për një dozë të tretë, ndërkohë që imuniteti zbehet, duke rënë dakord me komentet e mpërashme të ekzekutivit të Pfizer, Albert Bourla.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.