Vendet e pasura “blejnë” infermierët – ICN: Rrisin rekrutimet nga vendet e varfra gjatë Omicron. Shtohet pabarazia
Vala e koronavirusit e nxitur nga Omicron, ka bërë që vendet e pasura të shtojnë rekrutimet e infermierëve nga vendet e varfëra të botës, duke përkeqësuar mungesën e stafit tek ato vende, sipas Këshillit Ndërkombëtar të Infermierëve. Sëmundja, shterimi i fuqive dhe largimi i stafit gjatë valës së Omicron, kanë nxitur normën e abstenimeve në nivele që nuk janë parë ende gjatë mbi 2-viteve të pandemisë, sipas Hoëard Catton, ekzekutivit të organizatës me seli në Gjenevë, që përfaqëson 27 milionë infermierë dhe 130 organizata kombëtare. Për të mbushur hendekun, vendet perëndimore kanë punësuar edhe staf ushtarak , si dhe vullnetarë dhe persona të dalë në pension, por shumë prej tyre kanë shtuar edhe rekrutimet ndërkombëtare, në një lëvizje që ka përkeqësuar pabarazinë shëndetësore.
“Kemi parë një rritje në rekrutimet ndërkombëtare tek vende si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Kanadaja deh Shtetet e Bashkuara”- tha Catton në një intervistë pr Retuers, bazuar në një raport ndaj fuqisë botërore të infermierëve gjatë Covid. “Kam frikë se kjo zgjidhje e shpejtë, është pak e ngjashme me atë që pamë me pajisjet e mbrojtjtes personale dhe vaksinat, ku vendet e pasura përdorën kapacitetin ekonomik për t’i blerë dhe grumbulluar ato. Nëse kjo ndodh me infermierët, do ta përkeqsojë pabarazinë” – shtoi Catton. Edhe përpara pandemisë, ka patur një hendek botëror prej 6 milionë infermierësh, me thuajse 90% të këtyre mungesave që ndodhen në vendet me të ardhura të ulëta e të mesme, sipas Organizatës. Disa prej tyre janë larguar nga shtetet afrikane, të motivuar kryesisht nga pagat e larta dhe kushte më të mira. Ky proces, sipas organziatës, nxitet gjithashtu duke i dhënë infermierëve status preferencial të emgrimit.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.