Vendet më të mira për të vizituar në Qershor

Ka shumë për të festuar këtë muaj, por më shumë nga të gjitha është fundi i vitit shkollor.
Vende të ndryshme fillojnë të popullohen nga të rinjtë dhe ndoshta nuk janë shumë të përshtatshme për njerëzit që dëshirojnë të pushojnë e të jenë në qetësi.
Por janë disa vende të cilat janë shumë të rekomandueshme në këtë periudhë të vitit. Më poshtë do të gjeni disa prej tyre.
- Stockholm, Suedi
Ky qytet suedez ka një veçanti për tërheqjen e turistëve vetmitarë, veçanërisht gratë. Rrugët me kalldrëm të qytetit të vjetër të mbushura me kafene, restorante, dyqane e madje me një kështjellë të cilat ofrojnë orë të pafundme aventurash.
- Bangkok, Tajlandë
Rreth 45 milionë njerëz kalojnë në Bangkok çdo vit, duke e bërë atë një nga qytetet më të dashura dhe të populluara nga të gjitha qytetet e botës. Bangkok është vendi fantastik për të kaluar pushimet tuaja, për më tepër në këtë periudhë të vitit.
- Bordeaux, Francë
Bordeaux ne Qershor është e mbushur me ditë me diell dhe të gjitha kantinat janë të hapura për të provuar. Këtë vit La Cite du Vin debuton në brigjet e lumit Garonne, një muze vere me një vlerë prej 90 milionë dollarësh. Ndaloni nëpër ekspozita interaktive për prodhimin e verës në Bordo dhe shijoni shije të ndryshme të saj.
- Zagreb, Kroaci
Zagrebi është një qytet i bukur me një trashëgimi historike të pasur. Parqe, liqene dhe ndërtesa antike të cilat janë shndërruar në krenarinë e këtij qyteti. Pasi kemi konsumuar mëngjesin në hotel, ecja është një alternativë e shkëlqyer për të eksploruar të gjitha pikat historike e piktoreske të Zagrebit, rrugica të fshehura të cilat të çojnë drejt sheshit kryesor të qytetit. Qyteti është ndarë në dy pjesë, Gornji Grad dhe Donji Grad. Për shkak të strukturave historike, kishave dhe monumenteve fetare Gornji Gradi zotëron vlerë të madhe historike dhe përbën një parajsë turistike. Në anën tjetër Donji Gradi, është i pasur me dyqane, kafene, muzeume dhe parqe. Përgjatë dy orëve mund të vizitohet qendra e qytetit për tu njohur me Katedralen, Portën e Qytetit të Vjetër, Kisha e Shën Markut etj.
- Sofie, Bullgari
Shpesh kryeqyteti bullgar nuk merr vëmendjen e duhur të vizitorëve të cilët duke u drejtuar pikave të skive, e konsiderojnë thjesht një pikë kalimi. Duke bërë kështu ata nuk e dinë që po humbasin diçka të veçantë. Sofia nuk është një metropol gjigand por një qytet gjerësisht modern, rinor, i zbukuruar me kupola kishash e xhami Otomane, monumente të shumta ushtrisë së kuqe ku të gjitha së bashku përcjellin një ndjesi elektrizuese dhe ekzotike.
- Vienë, Austri
Vjena, kryeqyteti austriak i cili ka luajtur gjithnjë një rol të rëndësishëm në faza të ndryshme të historisë evropiane për shkak të vendndodhjes në qendër të kontinentit të vjetër. Kjo është padyshim edhe arsyeja e ekzistencës së godinave me stile të larmishme, monumenteve dhe parqeve të mrekullueshme të cilat e bëjnë qytetin një ndër destinacionet turistike kryesore, më të njohur e frekuentuar nga turistët.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.