Vendimi pas vizitave jashtë vendit – Presidenti Trump vendos, tërheq SHBA nga Marrëveshja e Parisit!

Presidenti Donald Trump ka vendosur që të tërheqë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja ndërkombëtare e klimës, e njohu si Marrëveshja e Parisit. Ky vendim i Donald Trump ka ardhur pas një përpjekjeje të fortë lobimi nga konservatorët, brenda partisë së tij.
Aleatët evropianë i ishin lutur Trump që të mos hynte në një pakt të tillë javën e kaluar në takimet e zhvilluara, ndërkohë që Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti po e konsideronte qëndrimin e tyre.
Trump tha pas udhëtimit të tij jashtë vendit se ai do të shpallë vendimin e tij këtë javë.
Administrata tani po përcakton nëse do të iniciojë një tërheqje formale nga Marrëveshja e Parisit, e cila mund të marrë kohë disa vite, ose të dalë nga kuadri i Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.