Zbulimi që la pa fjalë panteologët – Një grabitqar gjigand dhe i pazakontë
Një ekip panteologësh kanë arritur të bëjnë një zbulim së fundmi, duke shënuar kështu gjetjen e fosileve të një grabitqari deti që njihet si ichtyousaur.
Në punimet e tyre të nisura në shkurt të vitit të kaluar ekipi kishte rënë në gjurmët e kësaj krijese,për të cilën dyshimet e para ishin se kishin të bënim me një dinosauer.
Ata arritën në përfundimin se ishte një ichthyosaur – një lloj grabitqar deti me gjak të ngrohtë, që merr frymë nga ajri, jo ndryshe nga delfinët. Ata mund të rriteshin deri në 25 metra dhe jetuan midis 250 dhe 90 milion vjet më parë.
Dr Dean Lomax, një paleontolog nga Universiteti i Mançesterit, u soll për të udhëhequr gërmimet. Ai e quajti zbulimin “me të vërtetë të paprecedentë” dhe – për shkak të madhësisë dhe kompletimit të tij – “një nga gjetjet më të mëdha në historinë paleontologjike britanike”.
“Zakonisht ne mendojmë për ichthyosaurët dhe zvarranikët e tjerë detarë që zbulohen përgjatë bregut Jurasik në Dorset ose në bregun e Yorkshire, ku shumë prej tyre ekspozohen nga erozioni i shkëmbinjve. Këtu në një vend në brendësi është shumë e pazakontë.”
Fosilet e këtij grabitqari kaq të pazakontë janë një nga gjetjet më të mëdha të bëra ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar. BBC
VJOLA GREMI/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.