Zhgënjen industria europiane – Nën pritshmëritë gjatë janarit, falë Francës dhe Italisë

Prodhimi industrial në Eurozonë është rritur nënë pritshmëritë gjatë muajit të parë të vitit. Sipas zyrës së statistikave të Bashkimit Europian në të 19 vendet e monedhës së përbashkët, prodhimi industrial u rrit me 0.9% në terma mujorë dhe me 0.6% në krahasim me Janarin e vitit 2016.
Kjo vjen kryesisht falë rënies së prodhimit të mallrave të konsumit. Tregjet projektonin një rritje me 1.3% dhe 0.9% respektivisht. Rezultati vjen edhe si pasojë e rishikimit në territor pozitiv të të dhënave të Dhjetorit, kur prodhimi ra me 1.2%, dhe jo me 1.6% siç vlerësohej paraprakisht. Gjatë Janarit, prodhimi industrial në sektorin energjetik u rrit me 1.9%.
Prodhimi i mallrave të konsumit, si atyre jetëgjatë si atyre jo jetëgjatë, u regjistrua në rënie, me 0.,4 dhe 0.7% respektivisht. Sa i përket vendeve të ndryshme, rezultatin më të mirë e raporton Gjermania, ku prodhimi industrial u rrit me 3.3% gjatë muajit të parë të vitit. Gjermania është edhe ekonomia më e madhe e rajonit.
Por nga ana tjetër, rezultati i Francës dhe Italisë, që janë edhe ekonomia e dytë dhe e tretë më e madhe e rajonit, ku prodhimi ra me 0.3 dhe 2.3%, ka zhbërë efektin e Gjermanisë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.