Greqia në kushte pozitive / Gati të shlyej borxhin kundrejt FMN para afatit të caktuar
Zyrtarët e lartë të Eurozonës qëndruan neutral ndaj ecurisë pozitive të paraqitur nga Greqia për të shlyer para afatit disa nga huazimet e kushtueshme kundrejt Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Greqia, e shkëputur nga tregjet gjatë krizës së vitit 2010-2015, huazoi shuma të konsiderueshme nga FMN dhe qeveritë e zonës së euros.
Kreditë e FMN-së janë shumë më të shtrenjta se ato të zonës së euros. Për t’i shlyer ato para afatit, Greqia ka nevojë për leje nga kreditorët e saj në Eurozonë.
Zyrtarët kanë thënë që Greqia dëshiron të shlyejë rreth 4 miliardë euro nga 9 miliardë në total që i mbetet borxh FMN-së.
Përfaqësuesi Grek përmendi shlyerjen e huazimeve dhe pritja ishte më shumë neutrale se pozitive.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.