Hendeku veri-jug – Dy pjesët e Italisë nuk do të barazohen kurrë!
Jugu i Italisë historikisht ka pasur një hendek të theksuar me veriun e vendit në terma ekonomikë dhe terma mirëqenie. Ndërkohë që duket i destinuar që ta ketë të humbur përjetësisht këtë betejë me veriun, betejën me rimëkëmbjen ekonomike duket se do të pësojë një disfatë edhe më poshtëruese.
Në 2016, ekonomia e jugut të Italisë është rritur me një normë më të shpejtë se veriu, 1% rritje kundrejt 0.8% rritje. Por, situata duket se do të përmbyset këtë vit dhe atë të ardhshëm, pasi jugu projektohet në një rritje më të ulët se veriu, 1.1 kundrejt 1.4% gjatë këtij viti, dhe 0.9 kundrejt 1.2% rritje vitin e ardhshëm.
Gjithsesi, në rast se Italia e jugut do të vijojë me këto ritme të rritjes, atëherë do të kthehet në nivelet e para krizës globale të vitit 2008, në 2028, ose dhjetë vite pas veriut, thotë një studim i fundit. Kjo praktikisht përkthehet në një njëzetvjeçar me rritje zero.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.