ATTA: Shqipëria, tashmë pjesë e destinacioneve aventuriere për 2017

Amerika e Veriut dhe Evropa vazhdojnë të udhëheqin tregjet kryesore për udhëtarët aventurierë.
Për evropianët, Italia, Spanja dhe Franca marrin më shumë rezervime vit pas viti, por një surprizë për vitin 2017 ishte shfaqja e një shteti të ri në pesëshen kryesore të destinacioneve evropiane, Shqipëria.
Shqipëria u fut në hartën e turizmit të aventurës. Tashmë vendi ynë është tërheqës jo vetëm për turizmin kulturor, vendet e UNESCO-s dhe plazhet e bukura, por dhe për turizmin e aventurës.
Shkëndija e interesit në Shqipëri është e rëndësishme, ajo ka qenë qendër e vëmendjes në rajon që në vitin 2014 me AdventureWeek Western Balkans etj
Është ATTA (Adventure Travel Trade Association) e cila ka publikuar destinacionet për 2017-ën, duke shtuar tre shtete të reja: Shqipërinë, Kubën dhe Portugalinë.
Viola Hydi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.