“Blackout”-i i dytë në Venezuelë – Njerëz që vdesin nëpër spitale dhe restorante që mbyllen
Restorantet në Venenzuelë raportojnë humbje të mëdha gjatë blackou-tit të dytë që goditi vendin e zhytur në një krizë të thellë. Dy javë më parë mungesa e energjisë elektrike në të gjithë vendin shkaktoi mjaft trazira dhe pasiguri.
Tashmë që ndodhi për herë të dytë shqetësimi është edhe më i madh. Disa restoranteve i`u është dashur të mbyllen për herë të dytë ndaj kësaj situate që ka filluar që prej ditës së hënë. “Ne po tregohemi më të kujdesshëm për shkak të këtij blackouti”, thotë pronari i një restoranti italian në Caracas.
“Kemi filluar të blejmë më pak ushqime dhe është shumë e vështirë ti gjesh disa gjëra, pasi shumë biznese kanë pësuar humbje. Me pak fjalë, distributorët tanë nuk i kanë më produktet që kishin më parë, pasi kanë pasur humbje me mishin, peshkun, qumështin, etj”, shton ai. Në të gjithë Caracasin, dhjetëra restorante janë detyruar që të mbyllen.
Vetëm të Enjten, një pjesë e qyteteve të vendin mundi të dalë nga blackouti, ndërkohë që për të tjerë vijon ende. Presidenti Maduro akuzoi për situatën një ekstremist të lidhur me krahun e djathtë, që sipas tij ka sulmuar operatorin e shpërndarjes elektrike në vend. Që prej së hënës, kur filloi blackouti, 3 persona kanë gjetur vdekjen nëpër spitale, si pasojë e mungesës së energjisë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.