Fermerët në Mbretërinë e Bashkuar po përballen me mungesën e krahut të punës

Prodhuesit e frutave dhe sallatës në Mbretërinë e Bashkuar janë duke hasur vështirësi në rekrutimin e mbledhësve.
Më shumë se gjysma e tyre shprehen se nuk e dinë nëse do të kenë mjaftueshëm punonjës për të korrur prodhimet.
Prodhuesit ja vënë fajin paundit që ka ulur të ardhurat e punonjësve të tyre e rrjedhimisht ka ulur edhe numrin e punonjësve.
Rreth 80,000 punëtorë sezonal gjatë një viti kryejnë procesin e mbledhjes së frutave dhe perimeve.
Shumica e tyre janë nga Bashkimi Europian, kryesisht nga Rumania dhe Bullgaria.
“British summer fruit” e cila përfaqëson kultivuesit e frutave të buta shprehet se mungesa e punëtorëve për mbledhjen e frutave është më e keqja që nga viti 2004.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.