Fluksi i emigrantëve vazhdon! Bosnja-Hercegovina akuzon BE për politikat e dështuara
Bosnja-Hercegovina ka akuzuar Bashkimin Europian s nuk ka rritur të zgjidhë krizën shpërthyese, ndërsa vendi ka frikë nga një “përshkallëzim” i mundshëm nga emigrantët që synojnë të shkojnë në vendet e BE kalojnë nëpërmjet këtij vendi.
Ndërsa fluksi i emigrantëve u pakësua në muajt e ftohtë të dimrit, ministri i sigurimit Dragan Mektiç tha se autoritetet po përgatiten për një valë të madhe këtë pranverë.
“Ne presim që problemi i emigrantëve të përshkallëzohet, jo vetëm në Bosnje-Hercegovinë, por përgjatë kësaj rruge”, tha ministri në një intervistë për AFP.
Sipas Mektic, informacioni nga “institucionet zyrtare, duke përfshirë edhe ato evropiane” tregon se gati “70,000 emigrantë janë aktualisht në Greqi dhe po lëvizin” me qëllim arritjen në Europën Perëndimore.
“Nuk është vetëm problemi i Bosnjës … Ne duam të jemi pjesë e zgjidhjes europiane, por BE nuk mund të pajtohet me një zgjidhje. Këto migrime ilegale thjesht janë lejuar të vazhdojnë. Të varfër dhe të paralizuar nga një qeveri e copëtuar, Bosnjë-Hercegovina nuk ka kapacitetin ekonomik apo politik për të mbështetur një rritje të madhe të emigrantëve”, tha ai.
Me vetëm dy qendra zyrtare të azilit dhe refugjatëve, Bosnja me 3.5 milionë banorë, që aspiron të jetë anëtare e BE-së, e ka të vështirë të përballet me emigrantët.
Rajoni i Ballkanit ka qenë në qendër të debateve të politikës së migracionit. Tre vjet më parë, rruga e Ballkanit ishte një nga korridoret kryesore për më shumë se 1 milion emigrantë që arritën në Evropën Perëndimore. Edhe pse rruga ka qenë e mbyllur që nga fillimi i vitit 2016 përmes masave të koordinuara të mbylljes së kufijve, mijëra emigrantë ende arrijnë të kalojnë nëpërmjet këtyre vendeve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.