FOTOT- Rikualifikimi urban, si po ndryshon qendra e Pukës!
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka publikuar fotot e ecurisë së punimeve për rehabilitimin urban të qytetit të Pukës.
Rikualifikim urban dhe mjedisor i qendrës dhe liqenit të Pukës është pjesë e programit që parashikon zhvillimin e Alpeve Shqiptare dhe Zonës Bregdetare. Ky program synon të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm social-ekonomik në komunitetet me potencial të lartë turistik, nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës së integruar publike duke respektuar ambientin dhe ruajtur trashëgiminë kulturore dhe historike.
Projekti që parashikohet të zgjasë deri në gjysmë e dytë vitit të ardhshëm bashkëfinancohet nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës, Qeveria Shqiptare dhe Njësitë e qeverisjes vendore përfituese.
SCAN
[Video] Investimet në Pukë – Si është transformuar qyteti verior
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.