Fshati i kthyer në vepër arti – Grafite 3D të pikturuara në muret e shtëpive(FOTO)

Një fshat në Kinë është kthyer në vepër arti, pasi disa artistë kanë pikturuar grafitë tredimensionale në muret e jashtme të shtëpive. Fshati Yuping Dong, i cili gjendet në provincën Guizhou ka mbi 30 grafitë që shfaqin pamjen e saj idilike.
Shumë vizitorë janë të mahnitur nga qetësia dhe bukuria e këtij fshati të vogël, ndërsa pikturat 3D spektakolare dhe muralet në muret e shtëpive në fshat janë akoma më tërheqëse.
“Duke ecur nëpër rrugët e fshatit dhe duke shijuar pikturat e gjalla 3D, skena në çdo pikturë ndryshon ndërsa lëvizni, dhe duket sikur po futeni në një botë joreale”, tregojnë vizitorët.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.