Greqia, Maqedonia, Shqipëria dhe Bullgaria ‘takohen’ në Selanik – Prioritet, bashkëpunimi ndërkufitar
Bashkëpunimi ndërkufitar dhe koordinimi rajonal përballë sfidave që shtrihen përtej kufijve të vendeve ka qenë edhe fokusi i diskutimit në Takimin e Katërt Ministerial midis Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë në Selanik.
Ai u mbajt ditën e enjte dhe të premte, 22 dhe 23 nëntor, ku morën pjesë Ministrat e Punëve të Jashtme dhe ato të Ekonomisë të vendeve respektive. Diskutimet e tyre u përqendruan kryesisht tek çështjet e interesit të përbashkët si dhe në zhvillimet në rajon, ku një ndër to ishte edhe perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor.
Më tej, ministrat vijuan diskutimin edhe mbi mënyrat për të forcuar më tej bashkëpunimin në fushën e energjisë kryesisht, si dhe lidhjet e katër ekonomive nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës dhe përdorimit të teknologjisë dixhitale.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.