Hekurudhat e Ukrainës të mbingarkuara – Tregtarët kërkojnë rrugë alternative për të eksportuar grurin pas bllokimit nga Deti i Zi

Hekuruadhat e Ukrainës po përballën me ngarkesë të vagonëve me grurë në kufirin perëndimor të vendit, ndërsa tregtarët kërkojnë rrugë alternative eksporti, pasi pushtimi rus bllokoi portet kryesore të Detit të Zi, thanë analistët.
Ukraina ishte eksportuesja e katërt më e madhe në botë e drithërave për sezonin2020-2021, me shumicën e mllrave të dërguyara përmes Detit të Zi. Por, me shpërthimin e luftës në pjesën më të madhe të bregdetit, tregtarët po përpiqen të transportojnë më shumë drith nëpërmjet linjave hekurudhore.
Agjencia e Konsulencës në Agrobiznes, deklaroi se hekurudhat e Ukrainës kanë hapur 12 terminale për tregtarët, por do të duhen dy ose tre javë për të arritur ngarkesat te konsumatorët.
Tregtarët po vazhdojnë të kërkojnë mundësinë e ridrejtimit të eksporteve në Bashkimin Europian me hekurudhë, ose nëpërmjet porteve rumune, por pengesat kryesore mbeten aftësia logjistike e gjerësisë së brezit të kufizuar dhe kostoja e lartë, theksoi agjensia.
Kostoja e dërgimit të grurit ukrainas në portin rumun të Konstancës është 120-150 euro për ton. Para luftës, tregtarët paguanin rreth 40 dollarë për të transportuar grurë nga portet e Detit të Zi.
Analistët shprehen se Ukraina, eksportuese e 43 milionë ton drith nga fillimi i sezonit në korrik deri në fund të shkurtit, mund të eksportojë vetëm rreth 1 milion ton në tre muajt e ardhshëm si pasojë e vështirësive logjistike.
Blerta Lata / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.