India, përballja me valën e dytë të COVID-19 – Infeksionet vijojnë të rriten, qeveria vendos masa të reja kufizuese

Përhapja e COVID-19 në Indi është një “alarm i frikshëm” për botën për ti rikujtuar se duhen përdorur të gjitha mjetet në dispozicion për të luftuar sëmundjen shumë ngjitëse, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë.
“Situata në Indi është një alarm që s’duhet harruar se cfarë mund të bëjë ky virus dhe pse duhet të vendosim çdo mjet kundër tij në një qasje gjithëpërfshirëse dhe të integruar: Masat e shëndetit publik, vaksinat, diagnostikimet dhe terapeutikët,” u tha ai gazetarëve në një konferencë shtypi.
“Ky është një skenar që po luhet në të gjithë botën dhe do të vazhdojë të luhet nëse nuk sigurojmë qasje të barabartë në mjetet e nevojshme për të shpëtuar jetë. Zgjidhja është e drejtpërdrejtë: ne kemi nevojë për vende dhe kompani që kontrollojnë burimet, që mund të shpëtojnë jetë, duke ndarë potencialin e tyre”, tha ai.
India po lufton kundër një vale të dytë të infeksioneve të koronavirusit, me rastet e reja të përditshme COVID-19 dhe vdekjet e reja ditore , të dy rekordet më të larta që kur filloi epidemia në vend, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Numri i përgjithshëm i rasteve ka tejkaluar 16 milion dhe numri i të vdekurve është rritur deri në 186,920.
Shifrat ditore kanë vazhduar të arrijnë kulmin në vend dhe qeveria ka vendosur masa të reja për të përmbajtur përhapjen e virusit. Disa provime shkollore janë anuluar ose shtyrë pas situatës së përkeqësuar.
Kryeqyteti kombëtar i New Delhi, një nga vendet më të prekura në vend, dëshmoi 26,169 raste të reja dhe 306 vdekje në fund të javës. Si rrjedhojë, kryeqyteti është vënë nën një bllokim një javor deri në 26 Prill.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.