Kërkimet e ethshme për vaksinën kundër Covid-19 – Në laboratorin shkencor ku janë drejtuar sytë e të gjithë botës – SCAN MAGAZINE
Shkalla e vdekjes për Covid-19 duket të jetë shumë më e ulët — megjithëse kjo është e pasigurt — por sëmundja përhapet lehtësisht. Nëse arrin vetëm 1% të popullsisë globale, kjo do të nënkuptonte se 75 milion njerëz do të infektohen, dhe në normat aktuale të vdekshmërisë, 1 milion do të vdesin.
Një punë që zakonisht zgjat nga 5 deri në 10 vjet, ai mendon se është e mundur të jenë gati për testimin e kafshëve vetëm në një vit. Shpresa e tij është të krijojë një pilulë të vetme që mund të trajtojë këtë koronavirus dhe të tjetrët që do të vijnë më pas.
Po punohet për një “koktej” antitrupi koronavirus. Një ilaç i tillë do të duhej të injektohej, dhe ka të ngjarë të kërkojë mbajtjen në frigorifer nga mjekët – të gjitha këto e kufizojnë përdorimin e tij. Nuk është idealja. Por është mjaft e mirë si fillim.
Mund të duhen tre deri në gjashtë muaj që Chavez të zbulojë komponimin e duhur për të bllokuar proteazat e koronavirusit. Më pas Ho do ta lidhë atë me kimistë të cilët, në disa muaj, do të rrisin fuqinë e komponimeve nga 100%, ndoshta deri në 1.000%.
David Ho po udhëheq një ekip shkencëtarësh të rinj në garën agresive për të mposhtur koronavirusin. Ho, studiuesi më i famshëm i AIDS-it në botë, është përfshirë tashmë në kërkime. Ai e ka ndryshuar frontin e punës të dhjetëra shkencëtarëve të tij në Aaron Diamond Center AIDS, dhe siç thotë ai: “po vjedhin Pjetrin për të paguar Palin”, duke e ndryshuar drejtimin e fondeve të destinuara për studimet e laboratorit për HIV. Ndërkohë ka marrë 2.1 milion dollarë nga fondacioni Jack Ma në Hangzhou, Kinë, pa harruar edhe 6 milion dollarë shtesë nga donatorë të tjerë privatë, midis tyre sipërmarrës shumë të shqetësuar.
Në fund të dhjetorit, Ho ende nuk ishte i sigurt nëse duhej të përfshihej. “Shkencëtarët në Kinë po bënin shumë,” thotë ai. Shumë nga ata shkencëtarë, në Pekin, Hong Kong dhe Shanghai, janë ish-studentë të tij. “Ata e njohin shumë mirë atë punë.” Ai gjithashtu kishte parë se financuesit e humbnin interesin për sëmundje që shfaqen me panik të menjëhershëm, pak kohë pas shpërthimit. Sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes, SARS, për shembull, ishte përmbajtur relativisht shpejt në 2002, dhemenjëherë pas kësaj edhe paratë shteruan. Laboratori i Ho kishte zhvilluar antitrupa që mund të ishin përdorur për të ndjekur trajtime për SARS, një koronavirus i ngjashëm, por tepër vonë – ai nuk mund të mblidhte 20 milion dollarë. “Askush nuk dukej i interesuar,” thotë ai. “Kjo ishte zhgënjyese. Nëse ai do t’i kishim gjetur ata para, ka mundësi që sot të ishim më afër një trajtimi për koronavirusin e ri”, thotë ai. Nga mesi i janarit madhësia e epidemisë u bë e qartë. Ho e dinte se këtë radhë qeveria kineze do të sigurojë fonde për kërkime të qëndrueshme. “Ata kanë nxjerrë mësime,” thotë ai. Kështu vendosi të përfshihej.
Pandemia
Tetë javë më vonë, virusi pushtoi botën. Numërimi i të sëmurëve dhe llogaritja e shkallës së infeksionit dhe vdekjes janë ushtrime ditore. Shtohen orët e panikut. Pandemia e gripit të vitit 1918 vrau të paktën 50 milion njerëz. Pandemia e HIV deri më tani ka infektuar 75 milion dhe ka vrarë 32 milion. Shkalla e vdekjes për Covid-19 duket të jetë shumë më e ulët — megjithëse kjo është e pasigurt — por sëmundja përhapet lehtësisht. Nëse arrin vetëm 1% të popullsisë globale, kjo do të nënkuptonte se 75 milion njerëz do të infektohen, dhe në normat aktuale të vdekshmërisë, 1 milion do të vdesin. Shkencëtarët në laboratorin e Ho-së ashtu si në Johnson&Johnson, Pfizer, Regeneron, dhe të paktën 10 kompani të tjera farmaceutike dhe të bioteknikës, po punojnë sa më shpejt që të munden për të identifikuar trajtimin. Ky virus është pjesë e një familje që ata e njohin. Ata po nxitojnë të provojnë përbërjet e vjetra edhe kur hartojnë programe për të krijuar vaksina të reja. Më përpara është Gilead Sciences Inc., që po teston remdesivir, një ilaç antiviral i provuar te pacientët me Ebola. Gilead pret që të raportojë rezultatet fillestare në prill. Shkencëtarët thonë se mund ta mposhtin këtë koronavirus. Varest se sa shpejt do të ecin. Mund të duhet një vit ose më shumë deri tek gjetja e trajtimit specifik për Covid-19. Deri atëherë do të duhet të mbajmë distancë, të përdorim sapunin dhe ilaçet që kemi tashmë.
Në Laborator
Ho ka qenë ndër të parët që drejtoi një kombinim të fuqishëm të ilaçeve për të sulmuar HIV-in. Kjo është arritur me një qasje jokonvencionale që u bë standardi i kujdesit dhe që ndihmon për të shpjeguar se HIV është një sëmundje kronike, por jo vdekjeprurëse. Kjo shpjegon pse Ho ka qenë mjeku i parë që ka marrë “Njeriu i Vitit” nga revista Time, në 1996. Ho është 67 vjeç, i matur dhe i përqendruar. Është epiqendra e një rrjeti ish kolegësh dhe studentësh, të cilët e kanë ditur se po vinte një moment si ky: një pandemi që mund të ishte kërcënimi më i madh viral për njerëzimin që nga shfaqja e HIV-it në vitet ’80. Ho ka nisur një përpjekje ambicioze dhe të përshpejtuar për ilaçin e koronavirusit. Një punë që zakonisht zgjat nga 5 deri në 10 vjet, ai mendon se është e mundur të jenë gati për testimin e kafshëve vetëm në një vit. Shpresa e tij është të krijojë një pilulë të vetme që mund të trajtojë këtë koronavirus dhe të tjetrët që do të vijnë më pas. “Me siguri do të ketë një tjetër,” thotë ai. “Ky është shpërthimi i tretë në dy dekada.” SARS filloi në Kinë dhe përfundimisht vrau gati 800 njerëz; sindroma e frymëmarrjes në Lindjen e Mesme u shfaq në vitin 2012 ka vrarë më shumë se 850 në disa shpërthime sporadike që nga atëherë. “Ne po zbulojmë fakte të çuditshme për virusin,” thotë Ho. “Lakuriqët përbëjnë një të pestën e gjitarëve në planet. Ky është detaj që nuk e dinim. Lakuriqët sjellin kaq shumë viruse – SARS dhe Ebola dhe mbase edhe këtë koronavirus, që nuk është i pari dhe nuk do të jetë i fundit.” Ho tani është drejt një pune serioze. Reagimi mjaft i mirë i Jack Ma, njeriut më të pasur në Azi qe i mjaftueshëm për Zhi Hong, drejtuesi i BriiBiosciences, që të fuste gjithashtu 2 milion dollarë. Hong një ish ekspert i sëmundjeve infektive në GlaxoSmithKline Plc e njeh Ho prej vitesh. “David ka krijuar një program të shpejtë, por shumë të arsyeshëm,” thotë Hong. Nëse laboratori i Ho e gjen ilaçin, kompania e madhe farmaceutike do ta prodhojë atë. Hapi i parë qe mbartja e qelizave të bardha specifike të gjakut, të quajtura qeliza B të kujtesës, nga pacientët që janë rikuperuar nga Covid-19. Këto qeliza, quhen kështu sepse mbajnë mend një virus me dekada, dhe bëjnë që trupi të gjenerojë me shpejtësi antitrupa ndaj virusit. Në fund të janarit, Ho u bëri thirrje miqve të tij në Hong Kong për të marrë mostra gjaku nga dy pacientë. Stafi i tij në Nju Jork kaloi ditë me radhë duke marrë leje nga qeveritë dhe rregullimin e transportit. Qelizat u pastruan, u vendosën në shishka të vogla, të ngrira në azot të lëngshëm në minus 150 C dhe u dërguan në laboratorin e Ho-së nga një shërbim i specializuar postar. Ata mbërritën aty në fund të shkurtit. Sapo morën qelizat, laboratori Ho shkoi të punojë për të renditur qelizat B, duke nxjerrë ARN-në, duke bërë ADN për antitrupa të shumtë antikoronavirus. “U nisëm për peshkim,” thotë Ho. “Dhe përgatitëm karemat.” Karremi është proteina që lidhet me sipërfaqen e virusit — ose, në këtë rast, antivirusi i krijuar. Sa më i ngushtë ky antitrup të lidhet me proteinën e virusit, aq më mirë. “Ne provojmë shumë, krahasojmë aktivitetin dhe zgjedhim më të mirën,” thotë ai. “Ne pastaj mund të ndryshojmë pjesë të antitrupave për ta bërë atë të përshtatet edhe më mirë.” Shanset që ky hulumtimi të japë një trajtim janë relativisht të larta. Strategjia funksionoi për Ebolan. Regeneron Pharmaceuticals Inc., e cila zhvilloi një trajtim të suksesshëm të antitrupave për Ebolan, po punon gjithashtu në një “koktej” antitrupi koronavirus dhe thotë se provat në njerëz mund të fillojnë nga fillimi i verës. Por një ilaç i tillë do të duhej të injektohej, dhe ka të ngjarë të kërkojë mbajtjen në frigorifer nga mjekët – të gjitha këto e kufizojnë përdorimin e tij. Nuk është idealja. Por është mjaft e mirë si fillim.
Bashkëpunëtorët
Hulumtimi i hershëm i Ho për HIV-in u përqëndrua në një enzimë të rëndësishme të quajtur proteazë, e cila vepron si një lloj gërshërë molekulare, duke prerë proteinat virale që përsëriten. Ai e testoi këtë te pacientët me HIV më 1990. Ai shpreson kështu të identifikojë frenuesit e mundshëm të proteinave të koronavirusit. “Edhe nëse proteaza është e ndryshme, ka ngjashmëri të mjaftueshme për të zbatuar njohuritë tona,” thotë ai. Alejandro Chavez, një asistentprofesor i patologjisë dhe biologjisë në Columbia, po e ndihmon Ho-në në këtë pjesë të hulumtimit. Laboratorët tradicionalë në ndërmarrjet farmaceutike testojnë përbërës të mundshëm ilaçesh në një lidhje virale në një kohë. Chavez ka krijuar një sistem ekzaminimi rrënjësisht të ndryshëm që i lejon atij të provojë njëkohësisht dhjetra komponime në një lidhje — dhe nëse del me sukses, vaksina do të funksionojnë jo vetëm në Covid-19, por edhe në koronaviruse të tjera. Chavez, 37 vjeç, drejton laboratorin e tij në Columbia, që ndodhet një rrugë përtej nga Ho. Ai paketon tufa informacioni në çdo lidhje. Në zyrën e tij të vogël, tryeza e punës sipër është mbushur me letra dhe një kavanoz të madh me karamele të lirë. Në janar, Chavez dhe Debbie Hong, një nga studentet e doktoratës që punon në laboratorin e tij, po lexonin për koronavirusin si të gjithë të tjerët. Kur gjenomi i tij u postua në një uebfaqe të shëndetit publik, ata e shkarkuan sekuencën, gjetën gjenin proteazë dhe paguan një kompani të biologjisë rreth 80 dollarë për ta sintetizuar atë. Menjëherë pas kësaj, ata morën një telefonatë nga Ho. “Ho bëri një skuadër,” thotë Chavez. Ai shtoi Stephen Goff, nga Columbia në përpjekjet e tij kërkimore. Kështë Chavez, Hong, dhe disa të tjerë u bënë bashkë në laborator. Ho ishte i impresionuar se sa shpejt po i kontrollonin molekulat që mund të pengojnë të gjitha llojet e enzimave proteazë të koronavirusit. “Ai dëshiron të ecim përpara sa më shpejt që të jetë e mundur,” thotë Chavez. Chavez fillon të shpjegojë metodën e tij. “Unë e kam prezantuar këtë vetëm një herë. Unë jam përpjekur të qëndroj i heshtur. OK, thjesht do ta zbuloj.” Një prej problemeve me ilaçet shqyrtuese kundër më shumë se një proteazë virale në të njëjtën kohë, është vështirësia për të thënë cili ilaçe bllokon cilën proteaza. Chavez e zgjidhi këtë problem duke krijuar ato që ai i quan etiketat e emrave për secilën prej qelizave. “Vendos secilën prej etiketave të emrave dhe shikoj se çfarë bën, Bobi e çfarë Xhoni”- dhe nëse shoh se proteaza është e fikur ja vlen, e nëse nëse proteaza është e ndezur, atëherë përbërja nuk ndikoi.” Chavez po flet hipotetikisht. Ai ende po bën kontrollet. Chavez pret që të fillojë testimin e komponimeve aktuale në fillim të prillit. Njëkohësisht ai ka marrë një molekulë të kuruar për të parë proteinën-penguese nga një kompani kërkimore në Shanghai e quajtur ËuXi AppTec Co. Themeluesi i saj është një mik i Ho-së i doktoruar në kimi në Columbia. Të mos kishte qenë Ho, molekula do të ishte ende në Kinë. Mund të duhen tre deri në gjashtë muaj që Chavez të zbulojë komponimin e duhur për të
bllokuar proteazat e koronavirusit. Më pas Ho do ta lidhë atë me kimistë të cilët, në disa muaj, do të rrisin fuqinë e komponimeve nga 100%, ndoshta deri në 1.000%. “Ne e dimë se kjo mund të bëhet,” thotë Ho. Është një hap i rëndësishëm, ndonëse herët në krijimin e një ilaçi që do të ndalonte jo vetëm një proteazë virale por proteazat e shumë koronaviruseve. Tani të gjithë e dimë, për këtë janë ata atje. BusinessWeek
SHËNDETI
Lufta e Vaksinave është shpallur!
Kërkimi i ilaçeve dhe vaksinave është një imperativ absolut. Shkenca gjenetike po përparon me shpejtësi. Lufta për vaksinat sapo ka filluar, dhe ajo do të jetë vërtetë e kushtueshme.
Ishte në shtatori 1918 kur gripi spanjoll nisi të shkaktojë vktima në masë. Fillimisht në SHBA e pastaj në Evropë. Në pranverën e 1919, kur epidemia, kishte marrë tashmë dhjetëra miliona jetë në të gjithë botën, u duk se ajo u ndal. Por u rikthye përsëri me viktima në vitin 1920, gati dy vjet pas shfaqjes së parë. A do të ndodhë e njëjta gjë me pandeminë aktuale? Nëse rregullat e ashpra efektive në Kinë dhe, mbase, në Evropë, kanë rezultat, çdo të ndodhë në Afrikë e më tej në Amerikën Latine? Kjo është arsyeja pse kërkimi i ilaçeve dhe vaksinave është një imperativ absolut. Shkenca gjenetike po përparon me shpejtësi. Kur duhen vite hulumtime për të identifikuar dhe më pas për të zhvilluar një vaksinë, ndërmarrjes amerikane “Moderna” iu deshën vetëm 40 ditë për ta bërë këtë. Produkti i saj u testua më 16 Mars në 45 pacientë të shëndetshëm në Seattle, shteti Uashington. Do të duhet më shumë se një vit para daljes së saj në treg. E nëse prova del me sukses, ajo do të shpëtojë miliona jetë, ashtu si të gjitha vaksinat. Pas “Moderna”, në garë për të zhvilluar produktin më efektiv janë edhe Johnson&Johnson, Sanofi dhe më shumë se 20 kompani dhe organizata të tjera. Sidoqoftë, kjo nuk është një garë shumë e mirë. Vaksinat janë të shtrenjta për tu zhvilluar, flitet se duhen 2 miliardë dollarë (1.82 miliardë euro) për një vaksinë për koronavirusin, dhe gara e shfrenuar nuk është pak, kur dihet se një ose dy injeksione janë të mjaftueshme për tu mbrojtur. Laboratorët e mëdhenj botërorë dhe të rinjtë do mund të ja dalin vetëm nëse subvencionohen nga fondacionet ose shtetet. “Moderna” e ka pësuar një herë nëntë vjet më parë.
Dhe, në fushën kërkimore, amerikanët e kanë margjinalizuar Kontinentin e Vjetër. Bosi i Moderna është një francez, Stéphane Bancel, ish drejtor menaxhues i BioMérieux, dhe shumica e evropianëve i kanë zhvendosur kërkimet e tyre të fundit në SHBA. Në epokën e “Amerika e Para”, kjo nuk është e ndershme.
Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu shumë zemërim kur zbuloi se SHBA po përpiqeshin të blinin prodhuesin e speciualizuar gjerman CureVac, i cili është gjithashtu në prag të zbulimit të një vaksine. “Kapitalizmi ka kufij,” tha deputeti socialdemokrat Karl Lauterbach. Ne nuk mund të vazhdojmë të jemi të varur nga Kina dhe SHBA për ilaçin tonë.” Edhe shefi i Sanofi, Paul Hudson, nxiti qeveritë evropiane të krijonin një agjenci të specializuar përballë Shteteve të Bashkuara. Ky është gjithashtu kuptimi i “frazës së kriptuar” të Emmanuel Macron, i cili me12 mars, foli rreth nevojës për të rigjetur balancën në kontrollin e shëndetit dhe ushqimit. Lufta për vaksinat sapo ka filluar, dhe ajo do të jetë vërtetë e kushtueshme. Le Monde
SCAN Magazine
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.