Kush ishte njeriu që mendohet se solli për herë të parë pataten në Shqipëri?

I pari që solli pataten në Shqipëri mendohet se ishte një francez i quajtur Samson Cerfberr. Në vitin 1803, ai u konvertua në Islam dhe mori emrin Ibrahim Manzour.
Në periudhën 1814-1817 ai qëndroi në oborrin e Ali Pashës ku shërbeu si këshilltar ushtarak.
Në vitin 1826 në Paris do të botohej vëllimi i tij “Kujtime nga Greqia e Shqipëria gjatë drejtimit të Ali Pashës.
Po në këtë vit, ai do të kryente vetëvrasje.
Në kujtimet e tij (ku ka vlerësime pa “dorashka” e të ashpra për shqiptarët) ai pretendon se në kohën që ishte në Shqipëri, shqiptarët nuk e njihnin pataten e madje refuzonin ta konsumonin atë me argumentin se nuk mund ta ulin veten “duke ngrënë ushqim që ka qenë nën tokë”. Po ashtu, ai shkruan se për përpjekjet e tij për t’i mësuar shqiptarët për kultivimin e për vlerat ushqimore të saj.
Mëposhtë përshkrimi i tij:
“*Në varfërinë e tyre, ata nuk njohin as pataten. Kjo vjen nga refuzimi kokëfortë i tyre për çdo gjë të re. Kisha me vete disa patate që i kisha marrë nga Korfuzi për vetën dhe i shpërndava mes anëtarëve të fiseve të ndryshme.
Pasi i lashë që t’i shijonin patate dhe pasi i binda ata që çfarë ushqimi i mirë janë, u shpjegova mënyrat e ndryshme të përdorimit të patates në gatime. Gjithashtu u dhashë atyre mësimet e duhura se si t’i mbillnin e t’i kultivonin ato. Ata më premtuan, madje m’u betuan se do t’i mbillnin patatet dhe do të kujdeseshin për to, por asgjë nuk doli në dritë.
Muslimanë, të krishterë, gegë, toskë, labë dhe çamë, asnjë nga ata nuk e pranoi realisht idenë. Disa nga ata që u dhashë patate dhe që i mbollën e që dukeshin më pak të egër sesa të tjerët, u justifikuan kur unë u ankova, duke thënë se shqiptarët nuk duhet ta ulin vetën duke ngrënë si europianët, veçanërisht duke ngrënë ushqim që ka qenë i fshehur nën tokë, a thua se prasi apo hudhrat e tyre rriteshin në pemë!”
(*Mémoires sur la Grèce et l’Albanie pendant le gouvernement d’Ali-Pacha)
Burimi: www.scan-tv.com
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.