Ky qytet i vogël malor është shtëpia e restorantit më të ri të Italisë me 3 yje Michelin

Restoranti St. Hubertus i Hotel Rosa Alpina në Itali sapo mori çmimin e tretë MIchlelin, një nder që nënkupton “një kuzhinë të jashtëzakonshme që vlen për një udhëtim të veçantë”.
Kështu ju mund të planifikoni një udhëtim të veçantë në fshatin e vogël verior të San Cassiano që restoranti e quan shtëpi.
Qyteti I skive ofron një shumëllojshmëri aktivitetesh që mund të bëni si dhe mjaft vend për të qëndruar, nga më modernët deri te atë më të thjeshtët.
Nuk ka rëndësi se ku qëndroni por restorantin St.Hubertus duhet ta vizitoni patjetër. I drejtuar nga Norbert Niederkofler, restoranti është i specializuar vetëm për gjëra të freskëta dhe sezonale.
Sipas The Local, filozofia e Niederkoflerit është të “gatuajë malin” që do të thotë të përdorë vetëm përbërës që janë lokalë.
Ky restorant është i hapur vetëm në verë dhe dimër dhe ofron pjata nga më të mirat që keni provuar ndonjëherë.
Gjithashtu këto pjata kanë dhe një dekor të veçantë i cili i përshtatet më së miri shijes së ushqimit.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.