Maqedoni, borxhi i jashtëm arriti në 7,2 miliardë euro
Borxhi i jashtëm neto i Maqedonisë në fund të vitit 2016 ishte 2,67 miliardë euro, me një rritje në tremujorin e fundit prej 77 milionë euro, sipas të dhënave të Bankës Kombëtare.
Faktori kryesor për këtë rritje në totalin e borxhit ishte rritja e borxhit privat (100 milionë euro), ndërsa borxhi në sektorin publik pati një rënie në tremujorin e fundit me 23 milionë euro.
Kështu, në fund të vitit 2016 borxhi i jashtëm i Maqedonisë arriti në 7,2 miliardë euro dhe regjistroi një rënie krahasuar me tremujorin e mëparshëm prej 260 milionë eurosh.
Krahasuar me vitin 2015, borxhi i jashtëm u rrit me 15.3 për qind, ose 963 milionë euro. Përkatësisht me një rritje prej 512 milionë eurosh në sektorin publik dhe 451 milionë eurosh në atë privat.
Ky borxh i jashtëm përbën 27,1 për qind të PBB të Maqedonisë, ndërsa sektori privat ka pjesën më të madhe 59.7 për qind.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.