Michael Jackson vazhdon të mbetet “Mbreti i Pop-it”! Kryeson listën për fitimet më të larta ndër ‘yjet’ e vdekur
Michael Jackson është shpallur sërish celebriteti më i paguar ndër “yjet” e famshme të industrisë që kanë kaluar në botën tjetër sipas revistës prestigjioze ‘Forbes’, duke mbledhur një total prej 60 milionë dollarësh.
Është viti i shtatë radhazi që “ylli” i pop-it merr këtë titull dhe kjo falë muzikës së tij që ende jeton. Shifrat tregojnë se muzika e tij u dëgjua 2.1 bilion herë në platforma dixhitale, që tregon rritje nga 1.8 bilionë dëgjuesit e vitit të kaluar.
Llogaritë e fitimeve të “yjeve“ bëhen sipas të gjitha ligjeve duke hequr shpenzimet për taksa, pagesat për menaxherët dhe avokatët që mbrojnë të drejtat e tyre.
Përsëri pas këtyre shpenzimeve Jackson ndodhet të paktën me 21 milionë dollarë më shumë se Elvis Presley i dyti në renditje, i ndjekur më pas nga Charles Schultz dhe Arnold Palmer, që janë të famshmë jashtë fushës së muzikës.
Një pozicion interesant ka gjithashtu edhe “ylli” i kinematografisë Marlyn Monroe në vendin e 8-të, e cila vazhdon të ketë një kontratë të lidhur me markën ‘Chanel’, dhe më specifikisht në reklamimin e parfumit No.5, si dhe me firmën e njohur të orave ‘Mont Blanc’.
Në listë ndodhet edhe kantautori dhe pjesëtari i njohur i “Beatles”, John Lennon. Fitimet e tij u rritën këtë vit për shkak të datës përvjetore të albumit “Abbey Road”, dhe që fansat u rikthyen në masë për ta dëgjuar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.