Ministri grek i mbrojtjes jep dorëheqjen – Kundër marrëveshjes me Maqedoninë. Tsipras kërkon votëbesim
Ministri i Mbrojtjes në Greqi dha dorëheqjen, duke protestuar marrëveshjen e përfundimit të konflikteve me Maqedoninë në lidhje me emrin, gjë që shkaktoi pasiguri mbi koalicionin qeverisës, disa muaj përpara zgjedhjeve kombëtare. Panos Kammenos, partia e djathtë e të cilit përbën qeverinë e Kryeministrit Alexis Tsipras, ka kundërshtuar prej kohësh dakordësinë me Maqedoninë fqinje, që u nënshkrua nga qeveritë vitin e kaluar. Kammenos tha se do të tërheqë gjithashtu ministrat e tij jashtë Qeverisë.
“Falenderoj kryeministrin për bashkëpunimin dhe kam shpjeguar se për shkak të kësaj çështjeje kombëtare që është marrëveshja e emrit të Maqedonisë, ku bashkëpunim nuk mund të vazhdojë më. Grekët e pavarur po tërhiqen nga Qeveria.”
Pas dorëheqjes së Ministrit të Mbrojtjes, Tsipras tha se ka pranuar largimin e tij dhe se do të kërkojë një votëbesim në parlament.
“Ne do të vazhdojmë menjëherë, sipas kushtetutës, për një votëbesim në qeverinë time nga përfaqësuesit e kombit, në mënyrë që të mund të ecin përpara me një mazhorancë absolute, që të zgjidhim të gjitha çështjet kritike që përballet vendi dhe shoqëria jonë”, tha Tsipras.
Zgjedhjet parlamentare pritet të zhvillohen në Tetor. Koalicioni i Tsipras ka 153 vende në parlamentin me 300, ku pjesa e mbetur zihet nga partia e tij e majtë Siriza. Kammenos, që formoi një pakt koalicioni me Tsipras në vitin 2015, nuk e ka fshehur kurrë armiqësinë ndaj marrëveshjes me Shkupin.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.