Moody`s “shpëton” Italinë – Nuk zhvlerëson notën e borxhit, vendi kalon sfidën e madhe
Mes gjithë kësaj krize shëndetësore por edhe ekonomike, Italia i ka shpëtuar shënjestrës së agjencive të vlerësimit të kreditit, zhvlerësimi prej të cilave do të ishte mjaft i rëndë për vendin. Moodys në rishikimin më të fundit për vendin ka mbajtur të pandryshuar në Baa3 notën mbi borxhin sovran të vendit.
Kjo bën që ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës ta mbyllë sezonin e pranverës e paprekur nga 4 agjencitë më të mëdha të vlerësimit të kreditit, dhe në të 4-ta rastet ruan një gradë investimi.
Titujt italianë mbeten larg zonës kritike të vkerësimit edhe për agjencinë e 4t, kanadezen Dbrs, e cila mbetet ajo më zemërgjerë mes gjykatësve të borxhit italian, pasi vetëm të premten ka konfirmuar vlerësimin e mëparshëm, në BBB, por tashmë me perspektivë negative. Zhlerësimi i borxhit të një shteti nga agjencitë e vlerësimit të kreditit përkthehet në rritje të ndjeshmë të kostove të huamarrjes, pra të normave të interesit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.