Nafta vazhdon rritjen – Mbështetet nga rënia e shqetësimeve ndaj Omicron dhe kërkesës
Nafta ka vazhduar rritjen ditën e Martë, me çmimet që janë treguar në nivelin më të lartë mujor që prekën në nisje të Javës, prej shpresave se varianti Omicron i koronavirusit do të ketë një ndikim të limituar tek kërkesa për naftë. Nafta Brent, çmimi referencë i kuotuar tek bursa e Londrës, u rrit me 0.1% në 78.67 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane (WTI), u rrit me 0.2% në 75.74 dollarë për fuçi, pasi u rrit për të pestin sesion radhazi. Analistët thonë se shqetësimet ndaj Omicron po zbuten në të gjithë botën, duke ofruar pak optimizëm në anën e ofertës.
Ministri britanik i shëndetësisë, Sajid Javid, tha se Anglia nuk do të aplikojë masa të reja të kufizimeve deri në fundvit, ndërkohë që qeveria pret më shumë prova nëse sistemi shëndetësor i bën ballë infeksioneve të larta. Megjithatë, rritja e çmimeve ishte e limituar, pasi mbi 1,300 fluturime u anuluan nga linjat ajrore në SHBA ditën e Diel, ndërkohë që infeksionet sollën një mungesë të stafit dhe pilotëve.
Çmimet e naftës janë rritur me rreth 50% këtë vit, mbështetur nga rimëkëmbja e kërkesës dhe uljet e prodhimit nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës. Investitorët po presin takimin e organizatës, së bashku me vendet aleate që njihen si OPEC+, më datë 4 Janar, ku do të vendoset nëse do të vazhdojë rritja e planifikuar e prodhimit me 400,000 fuçi në ditë shtesë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.