NATO ndihmon Malin e Zi në betejën për shuarjen e zjarreve

NATO dhe aleatët do të ndihmojnë Malin e Zi në luftën me situatën e zjarreve. Kështu janë shprehur zyrtarë të Aleancës për mediat në Podgoricë.
Zyrtarët e NATO-s thanë se autoritetet malazeze i kanë dërguar dje kërkesë Aleancës për ndihmë.
Ata kanë kërkuar helikopterë për mbështetjeje në përpjekjet e Malit të Zi që të luftojnë me zjarret, të cilat kanë përfshirë vendin, transmeton RTCG.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.